Fjala ne seancen plenare date 14 Prill 2008.
Të gjithë e dimë se veprimtaria tregtare është zemra e sistemit të ekonomisë së tregut, në të cilin Shqipëria ka rreth 15 vite që ka hyrë. Në demokraci, liria e iniciativës në fushën e tregtisë, është një nga të drejtat e garantuar për subjektet e së drejtës. Ushtrimi i kësaj veprimtarie, ashtu si edhe i shumë veprimtarive të tjera  që realizohen në shoqëri, normohet nga rregulla ligjore të cilat krijojnë garanci për ushtrimin efikas të veprimtarisë tregtare dhe pakësojnë mundësinë e abuzimit në këtë fushë. Sipërmarrësit (tregtarë apo shoqëri tregtare) kanë nevojë për rregulla të sakta dhe të qarta ligjore, në mënyrë që klima e biznesit të jetë e favorshme dhe nxitëse për zhvillimin e veprimtarive ekonomike, të cilat në fund të fundit ndikojnë drejt për drejtë në rritjen ekonomike të vendit tonë.
 Në nenin 11 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë përcaktohet se:
 1.Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe lirinë e veprimtarisë ekonomike.
 2.Prona private dhe publike mbrohen njësoj.
 3.Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike.
 Rregullimi juridik i biznesit në Shqipëri dhe në vecanti i tregtarëve  dhe shoqërive tregtare, daton që në fillimet e shtetit shqiptar dhe posacërisht gjatë periudhës së mbretërimit të Zogut. Në planin historik , rregullimi i parë i mirëfillt ligjor në Shqipëri, në fushën e së drejtës tregtare , ishte Kodi Tregtar i Zogut, i vitit 1932, hartuar nën drejtimin e statistit Mehdi Frashëri. Ky Kod përbënte një kornizë të plotë ligjore për ushtrimin nga tregtarët  dhe shoqëritë tregtare të veprimtarisë tregtare. Kodi Tregtar i vitit 1932 ishte mjaft i plotë dhe modern  për kohën, pasi për hartimin e tij u morën si model legjislacionet e vendeve të zhvilluara perëndimore të kohës (p.sh Italia).
 Gjatë sistemit totalitar 50 vjecar, e drejta tregtare u tkurr gradualisht duke u kufizuar vetëm në format e ndërmarrjeve shtetërore dhe kooperativave të kohës, pasi të gjithë e dimë se në atë kohë u ndalua plotësisht veprimtaria private në fushën e tregtisë.
 Vetëm me ardhjen e demokracisë, sistemi ligjor shqiptar rifilloi të pasurohej me ligje që rregullonin  dhe normonin veprimtarinë ekonomike, përfshirë këtu edhe format e organizimit tregtar. Ligji nr. 7512,datë: 10. 08. 1991 "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private dhe nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura  dhe privatizimit", celi rrugën e gjatë dhe të vështirë të riformatimit të sistemit ligjor shqiptar, për t′ju përshtatur ekonomisë së tregut  në rrugën drejt së cilës hyri Shqipëria. Në vijim u miratuan ligji nr. 7632,datë:04. 11. 1992 "Për dispozitat që rregullojnë pjesën e parë të Kodit Tregtar", ligji nr. 7638, datë: 19. 11. 1992  "Për shoqëritë tregtare" dhe ligji nr. 7667, datë: 28. 01. 19893 "Për regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë tregtare".
 Në miratimin dhe adoptimin e ligjeve të mësipërme  u morën për bazë modelet e legjislacionit perëndimor të kohës. Më lejoni të falenderoj dhe t′i bëjmë homazh veprimtarisë dhe punës së palodhur shkencore në mendimin ekonomik të Dr Baki Berberi këshilltari dhe drejtuesi i grupeve të punës që përgatitën këtë legjislacion në vitet 1991-1994. Doktori i Shkencave Z. Baki Berberi në librin e tij për shoqëritë tregtare ka theksuar se, ligji ynë për shoqëritë tregtare është huazuar nga ligji francez nr. 66-537 "Mbi shoqëritë tregtare", por pa rimarrë shumë nene nga ky i fundit. Sipas Dr. Berberit, ligji ynë "Për shoqëritë tregtare" (që është edhe sot në fuqi me disa ndryshime) u miratua në një kohë kur nuk kishte dalë ende Kodi Civil dhe ky fakt bëri që në ligjin tonë të inkorporoheshin edhe disa dispozita që i gjejmë në Kodin Civil Francez. Legjislacioni tregtar në Shqipëri, karakterizohej edhe nga disa pasaktësi dhe zbrazëti në shkrimin e dispozitave të ndryshme , cka ka krijuar paqartësi për zbatuesit e këtyre li gjeve. Këtij fakti i shtohet edhe mungesa në masë të  madhe e literaturës dhe punimeve juridike që duhet të kishin për qëllim qartësimin e mëtejshëm të kuptimit të dispozitave të ndryshme tregtare. Sidoqoftë këtu mbetet të përmendet se Doktori i Shkencave Z. Baki Berberi, i cili ndonëse kishte një profil professional fondamental ekonomik dhe jo juridik, ka luajtur një rol të rëndësishëm në plotësimin e vakumit interpretative të dispozitave të ligjeve tregtare, nëpërmjet botimit të disa librave dhe artikujve shkencorë në këtë drejtim.
 Në fakt një nga të metat e legjislacionit tonë tregtar ka konsistuar në faktin se ai është shtrirë në shumë ligje të vecanta (rregullimet e të cilëve jo vetëm binin ndesh me njëri-tjetrin), duke ndjekur kësisoj një metodë legjislative të shpërndarë në krahasim me atë që konsiston në miratimin e një Ko′Tregtar, që të përmbledhë në vetvete të gjitha cështjet që lidhen me veprimtarinë tregtare , tregtarët dh shoqëritë tregtare, përfshirë këtu edhe regjistrimin, likujdimin dhe falimentimin, etj të subjekteve tregtare. Natyrisht që realizimi i një Kodi Tregtar kërkon një punë të mundimshme dhe të gjatë, por që në fund të fundit përbën një arritje më vete, në aspektin e ruajtjes dhe forcimit të asaj tradite juridike shqiptare që ka qenë krijuar që në vitet 30 të shekullit të kaluar. Hartimi i ligjeve të vecanta në fushën tregtare bën q′ml; kuorumi I nevojshëm për miratimin e tyre, konform nenit 81 të Kushtetutës, të mos jetë  tre të pestat, cka do të ndodhte nëse do të hartohej një Kod Tregtar. Në këtë pikëpamje mi ratimi i ligjeve të vecanta në fushën e së drejtës tregtare, ka edhe anën e saj pozitive , pasi bën që kjo e drejtë të jetë më fleksibël për t′ju përshtatur ndryshimeve që mund të diktohen nga evolimi i marrdhënieve ekonomike dhe përshtatja e mëtejshme me legjislacionin e Bashkimit Europian (acquis communitaire).
 Është krejt e natyrshme dhe e justifikueshme që, për kohën  (1992-1993) kur janë hartuar tekstet e ligjeve tregtare, të jenë lejuar inkoherenca, pasaktësi në ndonjë formulim apo edhe në përkthimin nga origjinali në gjuhë të huaj  prej nga është marrë teksti i njërës apo tjetrës dispozitë. Megjithatë, nuk janë këto që ndikojnë aq shumë nevojën e përmirësimeve të këtij legjislacioni, se sa rsyet që lidhen me përafrimin e legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Europian dhe të reflektimit të kushteve dhe kërkesave të sotme në fushën e tregtisë, në kuadër edhe të globalizimit dhe integrimit gjithnjë e më të madh të tregjeve në botë (përfshirë dhe Shqipërinë)
 Sidoqoftë duhet theksuar se ligji nr. 7638. datë: 19. 11. 1992 "Për shoqëritë tregtare"  së bashku me ligjin  nr. 7632,datë:04. 11. 1992 "Për dispozitat që rregullojnë pjesën e parë të Kodit Tregtar"   dhe ligje të tjera, shërbyen për krijimin dhe disiplinimin e veprimtarisë së subjekteve tregtare, parë kjo kryesisht në aspektin e shoqërive tregtare private dhe jo atyre publike (të cilat ekzistonin edhe më parë).Nëpërmjët këtyre ligjeve u njohën katër lloje shoqërish tregtare (shoqëria kolektive, shoqëria komandite, shoqëria me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëria anonime), të cilat mund të paraqiteshin në qarkullimin juridik si subjekte të së drejtës. Shoqëritë më të përhapura mbetën ato me përgjegjësi të kufizuar (SHKP) dhe shoqëritë anonime (SHA). Ligjet e mësipërme rregullonin përkufizimin e tregtarit dhe të shoqërisë tregtare , veprimtarinë tregtare, formalitet dhe kushtet që duheshin ndjekur e respektuar për themelimin e regjistrimin e këtyre subjekteve tregtare, kuptimin dhe përmbajtjen e statutit dhe  aktit të themelimit, selinë, personalitetin juridik të shoqërive tregtare, përgjegjësinë për themelim të parregullt të shoqërive tregtare, organet e shoqërive të ndryshme (administratorët, asambleja e ortakëve, drejtoria këshilli mbkqyrës, asambleja e aksionerëve,etj), veprimtarinë e administrimit të shoqërisë tregtare, shndrrimin e shoqërive tregtare, prishjen, bashkimin apo ndarjen e këtyre shoqërive, si dhe liku′min.
 Zhvillimet e reja ekonomike në vend dhe detyrimi i përafrimit të legjislacionit tonë tregtar me atë të Bashkimit Europian, bën që të lindë nevoja për miratimin e një ligji të ri  "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare" që të reflektojë në të eksperiencën më të mirë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në optikën e rregullimeve të legjislacionit të BE-së, qoftë ai parësor (traktatet) apo dytësor (rregulloret apo direktivat).
 Në këtë kuadër ligji i ri "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", i cili u miratua në Parlament dy ditë më parë, duket se është strukturuar në mënyrë më cilësore në raport me ligjet që janë sot në fuqi dhe përmbledh në vetvete rregullimet e duhura ligjore në funksion të përqasjes së legjislacionit tonë tregtar me atë të Bashkimit Europian. Miratimi i këtij ligji është në vazhdën e reformimit të legjislacionit tonë tregtar, ku një vend të rëndësishëm zë edhe ligji nr.9723, datë:03. 05. 2007 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit". Në ligjin e ri vihet re një referim i shpeshtë pikërisht tek ligji i mësipërm.
 Ligji i ri "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare" ripërcakton se shoqëritë tregtare janë shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare. Këtu vihet re një ndryshim në emërtim i shoqërive që më parë quheshin anonime dhe tashmë emërtohen aksionare.
 Ky ligj rregullon në mënyrë të përgjithshme mënyrën e themelimit të shoqërive tregtare dhe referon për elementë të ndryshëm (si p.sh përmbajtja e statusit) tek ligji nr.9723, datë 03. 05. 2007 "Per Qendrën Kombëtare të Regjistrimit". Vihet re se ky ligj përfshin në vetvete dhe mban parasysh zhvillimet më të fundit teknologjike, sic është p.sh: komunikimi nëpërmjet internetit.
 Në ligj përcaktohen më qartë parimet kryesore të funksionimit të shoqërive tregtare, ku detyrimi i besnikërisë merr një pozitë të vecantë. Transparenca e funksionimit të shoqërisë tregtare, garantohet nga e drejta e informimit që kanë ortakët apo aksionerët e shoqërisë nga personat përgjegjës për administrimin e shoqërisë. Mjaft interesant paraqitet neni 16 i ligjit që flet për abuzimin me detyrën dhe formën ligjore të shoqërisë dhe që mundëson, në kushte të caktuara, shndërrimin e përgjegjësisë nga e kufizuar në të pakufizuar. Ndalimi i konkurrencës dhe sekreti tregtar paraqiten si risi në mënyrën se si janë konceptuar në nenet 17 e 18 të ligjit. Një dallim thelbësor  që vihet re në ligjin e ri të miratuar tashmë dy ditë më parë,  në raport me ligjin që është në fuqi "Për shoqëritë tregtare", lidhet me rikonceptimin e rolit të punëmarrësve në shoqërinë tregtare, duke u krijuar këshilli i punëmarrësve dhe duke u përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e këtij këshilli.
 Në rastin e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar (SHPK), në nenin 70 të ligjit është parashikuar se kjo shoqëri nuk mund të ketë një capital më të vogël se 100 lekë. Në ligj është përcaktuar më qartë e drejta e ortakëve të një SHPK-je për shpërndarjen e fitimeve.
 Risi paraqet edhe përcaktimi më i detajuar i tagrave që kanë organet e shoqërisë më përgjegjësi të kufizuar si dhe rastet e prishjes së kësaj shoqërie dhe modalitetet e largimit apo përjashtimit të ortakëve. Gjithashtu edhe mbrojtja e palëve të treta, kreditorëve, të cilët hynë në marrdhënie me shoqërinë tregtare është risi e ligjit të ri.
 Po ashtu, në rastin e shoqërive aksionere, në ligj janë përcaktuar disa specifikime më të sakta në raport me ligjin  "Për shoqëritë tregtare" që është sot në fuqi. Mjafton këtu të përmëndët dallimi midis aksioneve të zakonshme dhe aksioneve me përparësi, si dhe mënyra e fitimit dhe kalimit të aksioneve. Më tej përcaktimi i marrdhënieve ligjore ndërmjet shoqërisë dhe aksionerëve i shërben vendosjes së rregullave të sakta për mbarëvajtjen e veprimtarisë së shoqërisë aksionare. Edhe në raport me organet e shoqerisë aksionere, vihet re një evoluim në lidhje me atë që parashikon ligji actual "Për shoqëritë tregtare", ku përvec asamblesë së përgjithshme është krijuar mundësia që në varësi të statutit të ketë një këshill administrimi (sistemi me një nivel) ose këshill mbikqyrës dhe një a më shumë administratorë (sistemi me dy nivele).
 Ligji i ri  "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare" parashikon në pjesën VII të tij, grupimin e shoqërive, duke bërë rregullime mjaft të rëndësishme në këtë fushë, c′ka mungon në legjislacionin actual në fuqi.  
 Përvec sa më sipër, mund të thuhet se ligji i ri  "Për tregtarët dhe shoqeritë tregtare", i parë në lidhje të ngushtë me ligjet e tjera të miratuara nga Kuvendi si p.sh: ligji " Për Qendrën Kombatëre të Regjistrimit", ligji "Për titujt", ligji "Për huamarrjen e qeverisjes vendore" etj dhe ligjet që do të miratohen në të ardhmen, përbën kuadrin dhe mjedisin ligjor të kornizuar bindshëm të biznesit në Republikën e Shqipërisë. Nëpërmjet këtyre ligjeve, krijohet më shumë qartësi për sipërmarrësit dhe garanci e lehtësi të tjera për nxitjen e investimeve në vend, duke plotësuar njëherazi edhe kërkesat e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (konkretisht nenet  6, 50, 70 respektivisht pikat 1, 3, 2) edhe për më tepër duke përafruar legjislacionin tonë me atë europian të shoqërive tregtare.
Shenim: Raporti i Legjislacionit paraqet një përmbledhje të veprimtarisë ligjvënëse për këtë legjislaturë. Në të përfshihen ligje të miratuara, objektivat kryesorë, të dhëna e statistika. 
Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008 "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare".
Data e hyrjes në Kuvend 27.02.2008
Nismë e Këshillit të Ministrave
Propozuar nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.
Komisionet parlamentare që kanë shqyrtuar:
Komisioni për Ekonominë dhe Financat.
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Shqyrtimi në seancë plenare: 14.04.2008
Ligji është miratuar me  79 vota pro,  2 kundër,  2 abstenime.
Shumica e kërkuar: e thjeshtë
Hartimi i një ligji të ri për shoqëritë tregtare bëhet në kuadër të ndryshimeve që kanë ndodhur në ekonominë e vendit gjatë periudhës 15 vjeçare të zbatimit të tij në praktikë të ligjit ekzistues nr. 7638, datë 19.11.1992, kryerjes së një reforme të plotë dhe tërësore të legjislacionit tregtar dhe harmonizimin e tij me ligjin "Për Qëndrën Kombëtare të Rregjistrimit", ligjin "Për titujt", si dhe me pjeë të tjera të legjislacionit aktual. Ligji merr në konsideratë elementë të vlefshëm nga ligji mëparshëm për të ruajtur sa më shumë praktikën ligjore shqiptare, si dhe dispozitat e ligjit nr. 7632, të v′t 1992 "Për pjesën e përgjithshme të Kodit Tregtar". Hartimi i ligjit është kërkesë e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe synon përafrimin me legjislacionin europian të shoqërive tregtare.
Ligji është rezultat i një pune disamujore dhe është hartuar në konsultim me institucionet shtetërore, grupet e interesit, Bankën Botërore, Këshillin Konsultativ të Biznesit etj.
 Ligji përcakton rregullat për tjemelimin , administrimin, riorganizimin dhe likujdimin e shoqërive; të drejtat dhe detyrimet e themeluesve, ortakëve dhe aksionarëve, marrëdhëniet ndërmjet ortakëve me njëri tjetrin dhe me të tretët, marëdhëniet ndërmjet shoqërisë me ortakët dhe aksionerët etj.
Ligji sjell disa elementë të rinj në krahasim me lgijn ekzistues siç janë:
·    Mbrojtja e palëve të treat, kreditorëve të cilët hyjnë në marrdhënie me shoqërinë;
·    Heqja e detyrimit për pjesëmarrjen si anëtarë të këhsillit mbikqyrës të 1/3 së punëmarrësve e cila ishte kërkesë e biznesit. Në përputhje me direktivate  BE-së është krijuar Këshilli i Punëmarrësve me kompetenca këshilluese dhe informuese në çështjet me rëndësi për shoqërinë;
·    Reduktimi i kapitalit minimal i sh.p.k.-ve në 1 euro në përputhje me politikat e Komisionit Europian;
·    Mbrojtja e ortakëve/aksionerëve të minorancës;
·    Parashikimi i rasteve kur ortaku humb përgjegjësinë e kufizuar dhe përgjigjet personalisht për shkelje të ligjit;
·    Përmirësimi i dispozitave për detyrat e administratorëve dhe ortakëve me synim shmangien e konkurrencës së pandërshme midis tyre;
·    Mbrojtjen e sekretit industrial;
·    Vendosjen e komunikimit elektronik etj....
Ligji i miratuar sjell përmirësime në funksionimin dhe drejtimin e shoqërive tregtare. Ai është bashkëkohor dhe i plotë dhe do të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja në vendin tonë


© 2005- 2014, Bujar Leskaj. - Te gjitha te drejtat e rezervuara.