“Senjorazhi dhe ndikime të tij në financat shqiptare”

(Punim doktorature). Senjorazhi është një formë tatimi i përgjithshëm që prek gjithë popullsinë në varësi të pasurisë që zotëron në para “cash”. Si koncept ka lindur në shek. XV. Në ditët e sotme, të parasë ligjore, senjorazhi është diferenca mes vlerës emërore të monedhave dhe kartëmonedhave me kostot e prodhimit të tyre.
Fitimi nga senjorazhi është diferenca mes vlerës emërore të parasë së hedhur në qarkullim me kostot që e shoqërojnë atë. Senjorazhi sigruon fitimet për qeveritë për shkak se e ardhura prej emetimit të parasë zyrtare në ekonomi është disa herë më e madhe se kosto e prodhimit…