Muzat e Qëndresës

Këtë libër e kam shkruar nën këndvështrimin personal të një lexuesi, natyrisht selektiv, por dhe të një pjesëmarrësi në jetën politikeshoqërore të vendit. Dëshmitë e shkruara dhe analizat ndërtekstuale që mund t’i bëjmë njërës apo tjetrës vepër letrare që konsiderohet si letërsi e burgut, mund të jenë shpeshherë më të vlefshme se arkivat e zyrtarizuara. Ky vështrim mendoj se mund të jetë me rëndësi shoqërore e sociale, i vlefshëm, jo vetëm për një brez që fizikisht e ka jetuar diktaturën komuniste, por edhe për një brez tjetër të ri që duhet të dijë, duke parë nën një këndvështrim realist, atë të vërtetë historike që mund ta mësojë, jo vetëm nga historia analitike, por dhe nga romanet dhe librat me kujtime historike.
Shtëpia botuese GEER, Tiranë 2011
ISBN: 978-9928-07-015-9
Lexo më shumë