“Leksione në FINANCE”

janë hartuar mbështetur në tekstin universitar “Finance” të autorëve nobelistë Zvi Bodie dhe Robert C. Merton. Këto leksione e vendosin theksin tek parimet e përgjithshme të financës, si një disiplinë shkencore që merret me studimin e mënyrës së shpërndarjes së burimeve të pakta në kohë në kushtet e pasigurisë. Leksionet janë të ndara në dy pjesë. Pjesa e parë që paraqitet në këtë libër përfshin temën I, e cila shpjegon se ëfarë është financa, jep një pasqyrë të sistemit financiar dhe trajton strukturën dhe interpretimin e pasqyrave financiare të korporatave. Temat II, III, dhe IV, korrespondojnë me secilën nga tri shtyllat konceptuale të finanacave dhe e vendosin theksin në zbatimin e parimeve të financave për problemet e vendimmarrjes me të cilat ballafaqohen ekonomitë shtëpiake (financat personale dhe investimet) dhe firmat (financa e korporatave).
Pjesa II do të botohet në një kohë të mëvonshme.
Shtëpia botuese GEER, Tiranë 2011 (450 faqe).
Tirazhi 300 copë.
ISBN: 978-9928-07-017-3