3 Vjet Auditim i Jashtëm Publik (2016-2018)

Ky botim i referohet aktivitetit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën tre vjeçare 2016-2018.
Libri ka shtatë kapituj, në të cilët përfshihen Raportimet e Kryetarit të KLSH-së në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave dhe Kuvendin e Shqipërisë; Artikuj të botuar në shtypin e përditshëm; Shkrime në Revistën Kërkimore-Shkencore “Auditimi Publik”; Diskutime në Analizat Vjetore të KLSH-së; Prezantime dhe kumtesa në Konferenca Shkencore; KLSH – shkollë për audituesit e rinj, shtëpi e dijes dhe partner i shoqatave profesionale të fushës si dhe partneritetet me Institucionet Supreme të Auditimit
Në periudhën 2012-2018, filozofia e punës dhe qasjes në auditim ishte krejt e re, e përqëndruar në njohjen e thellë të standardeve të pranuara ndërkombëtarisht të organizatës botërore të institucioneve supreme të auditimit, INTOSAI, në rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetit në funksion të shtimit të kapaciteteve audituese dhe në krijimin e sinergjisë për rritjen e përgjegjshmërisë publike dhe thellimin e luftës kundër korrupsionit, nëpërmjet partneritetit me institucionet e tjera të pavarura kushtetuese, me organizatat profesionale brenda vendit dhe me shoqërinë civile.
Eksperienca e përfituar dhe zhvillimet e projektuara kanë konfirmuar se procesi i modernizimit të institucionit të auditimit të jashtëm publik në Shqipëri përbën një të mirë publike si dhe një vlerë për sistemin e institucioneve publike. Dinamika e zhvillimit të KLSH-së në vitet 2012-2018 përbën faktorin kryesor të suksesit për vitet e ardhshme.
_______________________
Shtypur në Shtypshkronjën “Jupiter Group”, Tiranë, 2019.
Tirazhi: 300 kopje
Seria: Botime KLSH 03/2019/105 ISBN: 978-9928-159-83-0